ANGLISHT BEGINNER A1

  • Kohezgjatja: 2 muaj
  • Metoda: FrameWork/Upstream

Niveli fillestar Beginner ndihmon të mësuarin e fjalëve dhe gramatikës bazë, emra, mbiemra, prezantimi i vetes, shpehjet e të folurës së përditshme, aktivitete të ndryshme etj.Kjo metodë shoqërohet me manual, fjalor dhe CD duke i dhënë studentit mundësinë të mësojë gramatikën dhe të praktikojë anglishten e shkruar dhe të folur. Në fund të këtij kursi studentët fitojnë njohuri minimale të gjuhës dhe të komunikimit të thjeshtë të përditshëm. Këtu ata marrin baza të forta për nivelet e ardhshme.

ANGLISHT ELEMENTARY A2

  • Kohezgjatja: 3 muaj
  • Metoda: FrameWork/Upstream

Niveli Elementary është programuar të frekuentohet 3 muaj dhe aplikohet për studentët të cilët kanë njohuri minimale te gjuhës angleze, duke përfshirë strukturën dhe mënyrat e komunikimit por që nuk janë në gjendje të komunikojnë, të shkruajnë dhe të bisedojnë. Ky nivel është përqëndruar t’iu sigurojë studentëve njohuri elementare të nevojshme të gjuhës angleze. Kjo metodë bashkëkohore i jep mundësinë çdo studenti të mësojë gramatikën dhe në të njëjtën kohë të praktikojë anglishten e shkruar dhe të folur. Në fund të këtij kursi studentët janë në gjendje të komunikojnë me tekste më të gjata, të jenë në gjendje të shkruajnë dhe të kuptojnë tekstet elementare.

ANGLISHT PRE-INTERMEDIATE B1

  • Kohezgjatja: 3 muaj
  • Metoda: FrameWork/Upstream

Niveli Pre-Intermediate është i përshtatshëm për studentët të cilët tashmë kanë bazat e gjuhës angleze dhe janë në gjendje të komunikojnë, të shkruajnë dhe të lexojnë anglisht. Ky nivel është i fokusuar në zgjerimin e njohurive. Gjatë këtij niveli, nxënësi fiton njohuri në përdorimin e gjuhës së përditshme, në përvetësimin e pjesës më të rëndësishme të gramatikës, dhe gjithashtu pasurimin e fjalorit në mënyrë që studenti të jetë në gjendje të shprehë mendimin e tij në tema të ndryshme. Kjo metodë jep mundësinë të mësosh gramatikën dhe në të njëjtën kohë të praktikosh anglishten e shkruar dhe të folur. Në fund të këtij kursi studenti është në gjendje të lexojë libra të një niveli të caktuar, të ndjekë dhe kuptojë disa programe televizive si dhe të aftësojë mënyrën e të shkruarit.

ANGLISHT INTERMEDIATE B2

  • Kohezgjatja: 4 muaj
  • Metoda: FrameWork/Upstream

Niveli Intermediate është i përshtatshëm për studentët që kanë njohuri të konsiderueshme të gjuhës angleze, dhe të cilët janë në gjendje të komunikojnë, të marrin pjesë në dialogje dhe debate, të shkruajnë dhe të lexojnë tekstet e një niveli mesatar vështirësie. Gjatë këtij niveli studenti përmirëson dhe zgjeron njohuritë e tij të mëparshme, është në gjendje të komunikojnë, të shkruajë dhe të lexojë lirshëm gjuhën angleze. Studenti mëson në mënyrë më të thelluar rregullat gramatikore dhe është në gjendje të shprehet lirisht në çdo debat pasi tashmë ai ka mësuar një numër të konsiderueshëm të fjalëve të reja në këtë nivel. Studenti fillon të përdorë edhe shkrimin akademik.

ANGLISHT UPPER INTERMEDIATE C1

  • Kohezgjatja: 4 muaj
  • Metoda: FrameWork/Upstream

Niveli i ndërmjetëm i lartë Upper Intermediate është i përshtatshëm për studentët që kanë një nivel të lartë të njohurive të gjuhës.  Gjatë këtij niveli studenti është në gjendje të komunikojë, lexojë dhe të shkruajë gjuhën angleze akademike, të përdorë anglishten formale dhe joformale.  Studenti merr njohuri të plota të të gjitha rregullave gramatikore dhe mëson një numër të madh të fjalëve të reja që i krijojnë atij mundësinë të shprehet lehtësisht në çdo rast.

Gjatë këtij kursi ne i përgatisim studentët tanë të jenë të gatshëm të studiojnë dhe punojnë në institucione ndërkombëtare që përdorin gjuhën angleze si gjuhën e shkruar dhe atë të komunikimit. Në fund të këtij kursi studenti është në gjendje të përdorë gjuhën angleze pa ndonjë problem. Në përfundim të këtij niveli, studenti testohet për nivelin akademik të gjuhës angleze.

ANGLISHT UPPER INTERMEDIATE C2

Privacy Preference Center