
Kursi praktik i Kontabilitetit përgatit të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe jo vetëm, në zbatimin praktik të njohurive teorike mbi kontabilitetin, bazuar në paketat fiskale dhe sistemin tatimor. Ky kurs është përafrim praktik i Kontabilitetit, Administrimit Financiar dhe Raportimit për qëllime Tatimore. Gjatë seancave mësimore përdoren të njëjtat instrumenta që përdorin bizneset për administrimin financiar duke simuluar ambjentin e punës në një kompani të quajtur Sample Company. Në këtë kurs kursanti do të mësojë të regjistrojë dokumenta, të hartojë pasqyra financiare, Bilancin, PASH, Fluksin e parasë, ndryshimet në Kapital, Raportet Tatimore, Deklaratat, Listëpagesat etj
Tematikat bazë janë:
Programi Navision përdoret për administrimin financiar & kontabël të kompanisë dhe ju lehtëson punën tuaj në regjistrimin e të dhënave ekonomike të vazhdueshme të kompanisë.
Kohëzgjatja 10 seanca.
Programi financiar SAP ju vjen në ndihmë të gjeni zgjidhjen më të mirë për menaxhimin e biznesit për ju. Raportet financiare, të shitjes, CRM, menaxhimi I inventarit dhe shumë të tjera, SAP ju vjen në ndihmë duke gjetur një zgjidhje për çdo nevojë unike të biznesit tuaj
Kohëzgjatja 10 seanca.
Programi Bilanc eshte zgjidhja ideale per dorezimin e informacionit ne organet tatimore pasi ai ploteson automatikisht te gjitha formatet zyrtare.
Kohëzgjatja 10 seanca.
Për ti ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve, Irisoft ka hartuar një projekt, i cili ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri duke rritur ndjeshëm nivelin profesional të burimeve njerëzore.
Irisoft në kuadër të këtij projekti, shërben si një urë lidhëse ndërmjet kërkesave që ka tregu i punës dhe interesave të individëve.
Nga përvoja jonë 14 vjeçare dhe nga trajnime të shumta, është konstatuar, se studenët nga bankat e shkollës dalin me koncepte teorike relativisht të mira ose jo, (rrjedhojë kjo dhe e punës individuale të studentit), por për shkak të mungesës së infrastrukturës në auditoret tona, ka një mungesë të theksuar përvoje në praktikë.
Nga ana tjetër, bizneset, tregu i punës kërkon profesionalizëm dhe janë pikërisht burimet njerëzore, të cilat me punën e tyre, ngrejnë dhe përmirësojnë imazhin apo rezultatin e një kompanie.
Nga sondazhet e shumta që i është bërë tregut shqiptar, bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, rezulton që punëmarrësit vihen para një dileme të madhe për të vendosur se cili do ishte kanditati më i përshtatshëm për këtë apo atë vend pune.
Cv-ja e individit flet shumë por nuk është gjithçka… Sot në tregun shqiptar si dhe atë botëror të shkolluar ka shumë, madhe me tituj master, apo dhe doktor, por sot duhet të jesh sa më i këkruar në tregun e punës. Dhe tregu i punës kërkon profesionistë, të cilët e lidhin teorinë shumë mirë me praktikën.