
Kurs 2 mujor me çertifikim në ndihmë të të rinjve që duan të njihen me punën e medias dhe organizimin e saj si dhe elementë profesionalë të një komunikimi të suksesshëm.
Qëllimi i Kursit të Gazetarisë është të sjellë para të gjithë të të interesurve njohuri themelore të gazetarisë dhe metodave të punës në media dhe të aftësojë të rinjtë t’i bëjë gazetarë kompetitivë në tregun e medias, duke u angazhuar direkt në të.
Tematikat kryesore: Elementët bazikë të komunikimit; Si të flasësh para publikut; Përdorimi situacional i fjalëve; Mësimi i shprehimit të opinioneve; Komunikimi etik;Të shkruarit; Puna e reporterit; Lajmi; Kronika; Intervista; Reportazhi; Organizimi i gazetës; Organizimi i radios/Tv; Planifikimi i ngritjes së një redaksie; Faqja redaksionale; Zgjedhja dhe përdorimi i fotografive; Redaktimi; Formulimi i titujve; Organizimi i një emisioni; Emisioni i lajmeve në radio dhe televizion; Opinioni, komenti, analiza; Realizimi teknik, montazhi; Reklamat.
Për ti ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve, Irisoft ka hartuar një projekt, i cili ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri duke rritur ndjeshëm nivelin profesional të burimeve njerëzore.
Irisoft në kuadër të këtij projekti, shërben si një urë lidhëse ndërmjet kërkesave që ka tregu i punës dhe interesave të individëve.
Nga përvoja jonë 14 vjeçare dhe nga trajnime të shumta, është konstatuar, se studenët nga bankat e shkollës dalin me koncepte teorike relativisht të mira ose jo, (rrjedhojë kjo dhe e punës individuale të studentit), por për shkak të mungesës së infrastrukturës në auditoret tona, ka një mungesë të theksuar përvoje në praktikë.
Nga ana tjetër, bizneset, tregu i punës kërkon profesionalizëm dhe janë pikërisht burimet njerëzore, të cilat me punën e tyre, ngrejnë dhe përmirësojnë imazhin apo rezultatin e një kompanie.
Nga sondazhet e shumta që i është bërë tregut shqiptar, bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, rezulton që punëmarrësit vihen para një dileme të madhe për të vendosur se cili do ishte kanditati më i përshtatshëm për këtë apo atë vend pune.
Cv-ja e individit flet shumë por nuk është gjithçka… Sot në tregun shqiptar si dhe atë botëror të shkolluar ka shumë, madhe me tituj master, apo dhe doktor, por sot duhet të jesh sa më i këkruar në tregun e punës. Dhe tregu i punës kërkon profesionistë, të cilët e lidhin teorinë shumë mirë me praktikën.