
Praktika është shumë e rëndësishme për profesionin e juristit. Fatkeqësisht nga bankat e universitetit nuk sigurohet praktikë e mjaftueshme për të gjithë studentët dhe për këtë arsye jo të gjithë arrijnë të marrin atë që duhet. Kursi që ofrojmë për juristët është një praktikë më vete. Konsultimi me personat e fushës është eksperienca më e mirë. Profesorët tanë fokusohen edhe tek detajet më të vogla. Më e rëndësishmja është përgjegjësia dhe saktësia e zbërthimit dhe interpretimit të ligjit në mënyrën më të saktë. Synimi i këtij kursi është të ndërtojmë dhe të bashkëpunojmë me një brez më të kualifikuar dhe konkurues juristësh të cilët njohin praktikën ligjore, shmangin frikën dhe pasigurinë. Ne ju përmirësojmë të njihni tregun, të përpiloni çdo akt që i paraqitet administratës dhe të plotësoni dosjen, Kërkesë Padinë, Ankime, Rekurse etj. Falë rasteve konkrete dhe gjyqeve imituese do ju mësojmë të menaxhoni veten në situata të vështira dhe të jeni të besueshëm për vlerat dhe njohuritë që ju vërtet keni, sjelljen korrekte dhe juridike që duhet të ketë një Jurist pranë Administratës, Gjykatës apo me Klientin. Ju mësojmë si të formulojmë vetë një kontratë huaje, qeraje, shërbimi; si të përfaqësojmë dhe çfarë duhet të bëjmë nëse jemi të punësuar pranë një Shoqërie Tregëtare. Në fund të këtij kursi ju do të ndjeheni më profesionist dhe të sigurt për veprimet tuaja, për më tepër ju do të jeni të përzgjedhurit në një vend vakant!
Tematikat kryesore që ofron ky kurs janë:
Kontratat: Kontrata e punës; Kontrata e shitjes; Kontrata e qirasë; Kërkesë padia; Baza ligjore; Subjekti që gëzon të drejtën të ngrejë një kërkesë padi; Subjekti që mund të ndjekë çështjen në gjykatë; Dokumentat dhe provat që mund të paraqiten në gjykatë; Forma dhe mënyra e paraqitjes së provave; Vulat apostile; Si duhet vepruar për të prezantuar dokumentat jashtë vendit; Si duhet vepruar për të sjellë dhe prezantuar pranë institucioneve të ndryshme Shqiptare dokumentat e marra jashtë territorit të Shqipërisë; Gjykata e shkallës së parë ose e faktit, Civile, Penale, E krimeve të rënda,Administrative; Gjykata e Apelit; Gjykata e Lartë; Prokurat etj.
Për ti ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve, Irisoft ka hartuar një projekt, i cili ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri duke rritur ndjeshëm nivelin profesional të burimeve njerëzore.
Irisoft në kuadër të këtij projekti, shërben si një urë lidhëse ndërmjet kërkesave që ka tregu i punës dhe interesave të individëve.
Nga përvoja jonë 14 vjeçare dhe nga trajnime të shumta, është konstatuar, se studenët nga bankat e shkollës dalin me koncepte teorike relativisht të mira ose jo, (rrjedhojë kjo dhe e punës individuale të studentit), por për shkak të mungesës së infrastrukturës në auditoret tona, ka një mungesë të theksuar përvoje në praktikë.
Nga ana tjetër, bizneset, tregu i punës kërkon profesionalizëm dhe janë pikërisht burimet njerëzore, të cilat me punën e tyre, ngrejnë dhe përmirësojnë imazhin apo rezultatin e një kompanie.
Nga sondazhet e shumta që i është bërë tregut shqiptar, bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, rezulton që punëmarrësit vihen para një dileme të madhe për të vendosur se cili do ishte kanditati më i përshtatshëm për këtë apo atë vend pune.
Cv-ja e individit flet shumë por nuk është gjithçka… Sot në tregun shqiptar si dhe atë botëror të shkolluar ka shumë, madhe me tituj master, apo dhe doktor, por sot duhet të jesh sa më i këkruar në tregun e punës. Dhe tregu i punës kërkon profesionistë, të cilët e lidhin teorinë shumë mirë me praktikën.