
Trajnim profesional-praktik për Specialistët IT i shtrirw nw 30 seanca. Ky trajnim është i përshtatshëm për ata kandidatë që sapo kanë përfunduar shkollimin në degë të Informatikës, TIK-ut, Elektronikës etj; si dhe për individë jashtë profilit informatik por që dëshirojnë të punojnë në këtë profil pune.
Nëpërmjet një programi të mirëpërcaktuar në këtë trajnim trajtohen të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e një specialisti IT në aspektin praktik të punës. Konkretisht në trajtim pjesëmarrësit marrin një informacion praktik të vlefshëm se çfarë duhet të bëjë një IT në procesin e punës dhe si duhet ti japë zgjidhje problemeve që i shfaqen gjatë punës. Trajnimi është i ilustruar me një larmi shembujsh dhe stimulimesh praktike të realizuara përgjatë gjithë zhvillimit të programit. Pas këtij moduli trajnimi pjesëmarrësit pajisen me kualifikimin e duhur dhe të bollshëm për të qenë profesionistë në fushën e IT duke u bërë kësisoj të aftë dhe të suksesshëm në punën që marrin përsipër.
Kursi ndahet në 7 module:
Për ti ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve, Irisoft ka hartuar një projekt, i cili ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri duke rritur ndjeshëm nivelin profesional të burimeve njerëzore.
Irisoft në kuadër të këtij projekti, shërben si një urë lidhëse ndërmjet kërkesave që ka tregu i punës dhe interesave të individëve.
Nga përvoja jonë 14 vjeçare dhe nga trajnime të shumta, është konstatuar, se studenët nga bankat e shkollës dalin me koncepte teorike relativisht të mira ose jo, (rrjedhojë kjo dhe e punës individuale të studentit), por për shkak të mungesës së infrastrukturës në auditoret tona, ka një mungesë të theksuar përvoje në praktikë.
Nga ana tjetër, bizneset, tregu i punës kërkon profesionalizëm dhe janë pikërisht burimet njerëzore, të cilat me punën e tyre, ngrejnë dhe përmirësojnë imazhin apo rezultatin e një kompanie.
Nga sondazhet e shumta që i është bërë tregut shqiptar, bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, rezulton që punëmarrësit vihen para një dileme të madhe për të vendosur se cili do ishte kanditati më i përshtatshëm për këtë apo atë vend pune.
Cv-ja e individit flet shumë por nuk është gjithçka… Sot në tregun shqiptar si dhe atë botëror të shkolluar ka shumë, madhe me tituj master, apo dhe doktor, por sot duhet të jesh sa më i këkruar në tregun e punës. Dhe tregu i punës kërkon profesionistë, të cilët e lidhin teorinë shumë mirë me praktikën.