
Të gjithë mendojmë se kjo është puna më e thjeshtë, por në të vërtetë mbart shumë përgjegjësi. Menxhimi i zyrës nuk konsiston vetëm në përgjigjet e telefonatave dhe pritjeve të klientëve, por një organizim sa më i mirë i punës ditore në mënyrë kapjen e objektivave dhe performancës së lartë në fund të ditës apo të muajit.
Trajnimi që ofrojmë konsiston të rritë përgjegjësinë, rregullin dhe dëshirën e çdokujt, të organizojë veten dhe të ketë performancë të lartë. Kohën më të madhe e kalojmë në punë dhe shpeshherë krijojmë panik me veten tonë se asgjë nuk shkon mirë dhe e humbim fillin e punës së lënë nga dita e mëparshme. Për këtë arsye, tematikat kryesore që do të trajtojmë janë:
Për ti ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve, Irisoft ka hartuar një projekt, i cili ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri duke rritur ndjeshëm nivelin profesional të burimeve njerëzore.
Irisoft në kuadër të këtij projekti, shërben si një urë lidhëse ndërmjet kërkesave që ka tregu i punës dhe interesave të individëve.
Nga përvoja jonë 14 vjeçare dhe nga trajnime të shumta, është konstatuar, se studenët nga bankat e shkollës dalin me koncepte teorike relativisht të mira ose jo, (rrjedhojë kjo dhe e punës individuale të studentit), por për shkak të mungesës së infrastrukturës në auditoret tona, ka një mungesë të theksuar përvoje në praktikë.
Nga ana tjetër, bizneset, tregu i punës kërkon profesionalizëm dhe janë pikërisht burimet njerëzore, të cilat me punën e tyre, ngrejnë dhe përmirësojnë imazhin apo rezultatin e një kompanie.
Nga sondazhet e shumta që i është bërë tregut shqiptar, bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, rezulton që punëmarrësit vihen para një dileme të madhe për të vendosur se cili do ishte kanditati më i përshtatshëm për këtë apo atë vend pune.
Cv-ja e individit flet shumë por nuk është gjithçka… Sot në tregun shqiptar si dhe atë botëror të shkolluar ka shumë, madhe me tituj master, apo dhe doktor, por sot duhet të jesh sa më i këkruar në tregun e punës. Dhe tregu i punës kërkon profesionistë, të cilët e lidhin teorinë shumë mirë me praktikën.