
Duke marrë parasysh kërkesat e tregut për njerëz multifunksional, lind nevoja e trajnimeve te shkurtra mbi veçoritë e personalitetit. Tashmë është vënë re dukshëm se edhe punëdhënësit janë ndërgjegjësuar se nuk mjafton një diplomë me rezultate të larta, por një formim profesional dhe praktik në marrëdhënie pune. Së pari, studentët e sapodiplomuar të cilët janë në kryqëzim të marrjes së vendimit” Tani kam një diplomë, po a jam i aftë të punoj?” Kjo vjen si rrjedhojë e faktit se në universitetet shqiptare nuk ekziston asnjë mundësi që përgatit studentët me aftësi bazike për të punuar nën konkurencë dhe presion të vazhdueshëm. Së dyti, është e gjithë ajo armatë e të papunëve të cilët kërkojnë një punë dhe nuk janë të përditësuar me kërkesat e tregut. Së treti, janë ato grupmosha mbi 45 vjeç të cilët kanë eksperiencë por nuk pëshrtaten me avantazhet e tregut. Tematikat kryesore që do trajtohen janë:
Për ti ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve, Irisoft ka hartuar një projekt, i cili ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri duke rritur ndjeshëm nivelin profesional të burimeve njerëzore.
Irisoft në kuadër të këtij projekti, shërben si një urë lidhëse ndërmjet kërkesave që ka tregu i punës dhe interesave të individëve.
Nga përvoja jonë 14 vjeçare dhe nga trajnime të shumta, është konstatuar, se studenët nga bankat e shkollës dalin me koncepte teorike relativisht të mira ose jo, (rrjedhojë kjo dhe e punës individuale të studentit), por për shkak të mungesës së infrastrukturës në auditoret tona, ka një mungesë të theksuar përvoje në praktikë.
Nga ana tjetër, bizneset, tregu i punës kërkon profesionalizëm dhe janë pikërisht burimet njerëzore, të cilat me punën e tyre, ngrejnë dhe përmirësojnë imazhin apo rezultatin e një kompanie.
Nga sondazhet e shumta që i është bërë tregut shqiptar, bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, rezulton që punëmarrësit vihen para një dileme të madhe për të vendosur se cili do ishte kanditati më i përshtatshëm për këtë apo atë vend pune.
Cv-ja e individit flet shumë por nuk është gjithçka… Sot në tregun shqiptar si dhe atë botëror të shkolluar ka shumë, madhe me tituj master, apo dhe doktor, por sot duhet të jesh sa më i këkruar në tregun e punës. Dhe tregu i punës kërkon profesionistë, të cilët e lidhin teorinë shumë mirë me praktikën.