PËRGATITJE PËR PROVIMIN E GJUHËS ITALIANE CELI

  • Kohezgjatja: 3 – 4 muaj
  • Metoda: Metoda respektive

Ky nivel i gjuhës italiane është në nivel akademik, është për të gjthë ata që duan të ndjekin studimet e larta në universitetet italiane.

Provimi i CELI-it përmbledh 4 aspektet kryesore gjuhësore; leximin, shkrimin, dëgjimin dhe të folurën. Gjatë këtij kursi do të punohet me gramatikën italiane në mënyrë intensive në seancat e para dhe në ato në vazhdim.

Qëllimi i këtij kursi është që më parë të riforcohen njohuritë e fituara nga kursanti gjatë leximeve, kuptimet, tregimi i materialit ekzistues të marrë nga gazetat, librat, revistat. Kursanti do të mësojë të shkruajë esse në gjuhen italiane.

Gjithashtu mjetet didaktike audio dhe video që përdoren gjatë kursit, ndihmojnë kursantin të rrisë nivelin e të kuptuarit të teksteve.

Kjo pjesë plotëson edhe fazën e fundit që kursanti duhet të kalojë për të përfunduar kursin përgatitor për mbrojtjet e CELI-it.

Privacy Preference Center