Trajnimi profesional i Paketës Grafike është një përmbledhje e tri programeve kryesore që nevojiten për të punuar në një studio grafike; Photoshop, Ilustrator, Indesig. Ku kurs në total përmban 45 seanca, ku pjesën më të madhe të seancave e zë Photoshop-i, i cili është baza. Trajtimi i këtij kursi nga profesorët më profesionistë dhe më të suksesshëm në vend të cilët do jua bëjnë më të thjeshtë përgatitjen dhe sigurinë në aftësitë tuaja për tu përqasur me punën.

 

 

ADOBE PHOTOSHOP PROFESIONAL

  • Kohezgjatja: 30 seanca

Adobe Photoshop është grafika e zhvilluar edituese e publikuar nga Adobe Systems, krijuar në vitin 1988 nga Thomas dhe John Knoll. Që atëherë, programi i Photoshop-it është bërë një industri në përpunimin, editimin grafik. Me anë të këtij programi mund të editojmë dhe kompozojmë imazhet në shtresa të shumëfishta të mbështetura në komanda si maskat, kanalet alfa dhe modele me ngjyra duke përfshirë RGB, CMYK, LAB etj. Photoshop ka mbështetje të gjerë për formate grafike, përdorim në fotografi, të cilat mbështesin të gjitha tiparet e lartpërmendura. Përveç anës grafike, ky program na mundëson redaktimin ose përgatitjen e tekstit, përpunimin e imazheve bardhë e zi dhe me ngjyra, etj..

35 seanca: 15 seanca teori + 20 seanca praktikë

 

 

ADOBE ILLUSTRATOR PROFESSIONAL

  • Kohezgjatja: 20 seanca

Adobe Illustrator është një program që përdoret për të krijuar imazhe vektoriale. Këto imazhe përdoren për logot e kompanisë, përdorimet promocionale apo edhe punë personale, si në shtyp karikaturat e fotografive reale, dhe në formë dixhitale zakonisht për të krijuar ilustrime. Ky program ka një përdorim të gjerë. Programi mund të jetë i vështirë fillimisht por produkti final do të jetë një vlerë e të mësuarit në modelin e një kurbe.

Të jesh dizajner grafik, do të thotë të mund të përdorësh Illustratorin lehtësisht, të krijosh në mënyrë të hijshme, artistike logot e kompanive të ndryshme.

A doni të shkruani në një rreth një imazh të veçantë ose logo? Nuk është një problem! Adobe Illustrator është programi ideal për kompanitë, bizneset, etj sepse krijimin e imazhit apo logos që mund të jetë mjaft i vogël në punim na jep mundësinë e zmadhimit në përmasa gjigande.

 

 

ADOBE INDESIGN PROFESIONAL

  • Kohezgjatja: 15 seanca

Adobe InDesign është aplikim softueri prodhuar nga Adobe Systems. Përdorimi i këtij programi na mundëson krijimin- punimin si: postera, fletushka, broshura, revista, gazeta dhe libra. Grafik dizajner dhe artistët e prodhimit janë përdoruesit kryesorë të këtij programi, duke krijuar dhe hedhjen nga botime periodike, postera, dhe media të shtypura.

 

 

PAKETA (ADOBE PHOTOSHOP, ADOBE ILLUSTRATOR, ADOBE INDESIGN)

  • Kohezgjatja: 35 seanca

 

 

 

ADOBE AFTER EFFECTS

  • Kohezgjatja: 20 seanca

 

 

 

MACROMEDIA DREAM WEAVER

  • Kohezgjatja: 15 seanca

Macromedia Dreamweaver ndihmon në ndërtimin e faqeve të Internetit. Tematikat kryesore që do të trajtoni në këtë kurs prej 30 seancash janë:

– Përshkrimi i ambjentit të punës në Dreamweaver, njohja me protokollet e komunikimit.

– Njësitë matëse, mënyrat e adresimit dhe strukturën e formatit.

– Komandat bazë dhe parapërgatitja e formatit të punës

– Konceptimi, krijimi, modifikimi dhe punimi i shtresave

– Modifikimi i faqeve ekzistuse të internetit

– Koncepte online dhe offline

– Pirateria

– Backup; dhe plot 10 tema të tjera të cilat do i njihni dhe mësoni më thjeshtë në praktikë.

Në fund të këtij kursi ju tashmë do jeni në gjëndje të krijoni vete një faqe pune dhe ta mirëmbani atë në funsion tuaj.