
Personat e moshës së tretë janë ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje se çdokush tjetër. Kujdesi shëndetësor është primar, por shumë i rëndësishëm i domosdoshëm dhe mirëqënja psikologjike dhe emocionale. Jeta sociale edhe angazhimi në aktivitete të ndryshme sportive, komunitare i bën të ndjehen të dobishëm dhe të vlerësuar. Ky është një shërbim që mungon pothuajse plotësisht në vëndin tonë kjo ndodh për faktin se mungojë PERSONAT e specializuar apo profesionalisht të kualifikuar për të kryer këtë shërbim jo vetwm si infermier!
Kujdesi ndaj të moshuarve është duke ardhur si shërbim i domosdoshëm edhe në vendin tonë, si pasojë e ndryshimit të stilit të jetës.
Qëndra IRISOFT ofron këtë kurs profesional, trajnim në aspektin praktik-profesional për të gjithë ata persona që janë të interesuar për të punuar si KUJDESTARË PËR TË MOSHUARIT të CERTIFIKUAR.
Gjithashtu në këtë kurs mund të marrin pjesë të gjithë:
Ky modul përmbanë tema ku janë të trajtuara tematika në aspektet kryesore të kujdesit:
Për ti ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve, Irisoft ka hartuar një projekt, i cili ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri duke rritur ndjeshëm nivelin profesional të burimeve njerëzore.
Irisoft në kuadër të këtij projekti, shërben si një urë lidhëse ndërmjet kërkesave që ka tregu i punës dhe interesave të individëve.
Nga përvoja jonë 14 vjeçare dhe nga trajnime të shumta, është konstatuar, se studenët nga bankat e shkollës dalin me koncepte teorike relativisht të mira ose jo, (rrjedhojë kjo dhe e punës individuale të studentit), por për shkak të mungesës së infrastrukturës në auditoret tona, ka një mungesë të theksuar përvoje në praktikë.
Nga ana tjetër, bizneset, tregu i punës kërkon profesionalizëm dhe janë pikërisht burimet njerëzore, të cilat me punën e tyre, ngrejnë dhe përmirësojnë imazhin apo rezultatin e një kompanie.
Nga sondazhet e shumta që i është bërë tregut shqiptar, bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, rezulton që punëmarrësit vihen para një dileme të madhe për të vendosur se cili do ishte kanditati më i përshtatshëm për këtë apo atë vend pune.
Cv-ja e individit flet shumë por nuk është gjithçka… Sot në tregun shqiptar si dhe atë botëror të shkolluar ka shumë, madhe me tituj master, apo dhe doktor, por sot duhet të jesh sa më i këkruar në tregun e punës. Dhe tregu i punës kërkon profesionistë, të cilët e lidhin teorinë shumë mirë me praktikën.