AUTOCAD 2D + 3D

  • Kohezgjatja: 30 seanca

Auto Cad është pjesë e paketës profesionale Auto Desk. Ky software gjen përdorim nga një pjesë e gjerë e profesioneve inxhinjerike, design, dhe të gjithë ata që duan të bëjnë një vizatim të saktë nga ana gjeometrike si 2D dhe 3D. AutoCad është baza e të gjithë softeve që përmban paketa Auto Desk (Autocad Architecture, Autocad Map, Autocad Civil 3D, Autocad Mechanical, Autocad Elektrical etj)

Shumëllojshmëria e komandave që gjejmë në AutoCad dhe lehtësia e përdorimit të tyre ja thjeshtëson punën të gjithë përdoruesve të këtij programi. Përveç anës praktike për mënyrën e vizatimit AutoCad është dhe një program analitik ku nxjerr me saktësi gjithë të dhënat e kërkuara nga vizatimi që kemi krijuar.

Në qendrën tonë, kursi i AutoCad është ndarë në dy nivele. Niveli bazik ( përmban 30 seanca 2D dhe 3D) studenti merr njohuri të gjera për përdorimin e këtij programi, si dhe niveli i avancuar, specifik për studentët e Arkitekturës. Në këtë nivel merren njohuri më të thelluara rreth 2D dhe 3D. Ky nivel përmban 20 seanca.

 

 

AUTOCAD MAP

  • Kohezgjatja: 10 seanca

 

 

3D MAX 35

  • Kohezgjatja: 25 seanca

3D MAX – është pjesë e paketës profesionale Auto Desk, i cili i vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan ti japin idesë së tyre një pamje reale me efekte të ndryshme vizuale.

Në këtë software, ju mund të krijoni dhe të materializoni idenë tuaj. Do të mësoni si të krijoni një objekt, si ta materializoni dhe si të bëni një animacion të këtij objekti.

 

 

SAP – ETABS

  • Kohezgjatja: 20 seanca

SAP-ETABS është një software shumë i sofistikuar, i cili përfshin analiza projektuese dhe mjete dizenjimi për inxhinierë të cilët punojnë në fushat e transportit, industrisë, punë publike etj..

Për shkak të grafikes 3D dhe shumëllojshmërisë së analizave dhe opsioneve të projektimit të integruara plotësisht, SAP2000 ka provuar që është program produktiv dhe praktik në tregun e sotëm. Në bazë të intuitës ai të lejon të krijosh modele strukturash nga më të thjeshtat deri në më të ndërlikuarat. Modelet komplekse mund të ndërtohen ose të ndërthuren me shembujt e gatshëm.

Teknikat e avancuara të analizimit të lejojnë të analizosh deformimin e strukturave të mëdha hap pas hapi. Analizat Eigen dhe Ritz janë ato që përdoren dhe që janë të bazuara në ngurtësinë e rasteve jolineare, analizat e strukturave të kurbëzuara, analizën jolineare të fibrave që përkulen, analizën e shkatërrimit progresiv, metodat energjitike, përballimi i plasticitetit dhe strukturat segmentare jolineare. Analizat jolineare mund të jenë statike dhe /ose në kohë me opsione për analizë dinamike dhe integrim direkt.

Nga një analize statike e një skeme në 2D tek një skeme e madhe dhe komplekse 3D me analize jolineare dinamike SAP2000 është zgjidhja më e thjeshtë dhe më produktive për analizimin e strukturave dhe nevojat e projektimit.

 

GIS

  • Kohezgjatja: 20 seanca

 

 

WEB MASTER

  • Kohezgjatja: 20 seanca