Trajnim profesional-praktik për kandidatë që sapo kanë përfunduar shkollimin në degë të Informatikës, TIK-ut, Elektronikës etj; si dhe për individë jashtë profilit informatik por që dëshirojnë të punojnë në këtë profil pune.

Modulet përgatisin për realizimin dhe implementimin e një rrjeti me pajisje Ëindoës, komunikimin on-line të punonjësve të një firme-biznesi, apo enti shtetëror, ndërtimin e aplikacioneve Web, gjuhë të ndryshme programimi, etj. CCNA eshte nje program certifikimi per nivelin fillestar të inxhinierëve të rrjetit.

 

 

ASP.NET

  • Kohezgjatja: 30 seanca

Trajnim profesional praktik mbi ndërtimin e një web-i nga fillimi deri ne fund. I shtrirë në 30 seanca nga 90 minuta ky trajnim bazohet në një punë konkrete praktike për të ndërtuar një faqe web-i profesionale. Pjesë e këtij trajnimi mund të jetë kushdo që të paktën zotëron njohuri minimale në programim apo edhe të sapodiplomuar të Elektronikës, Informatikës, TIK-ut etj.

Në trajnim trajtohen të gjitha hapat praktike dhe specifike nëpërmjet të cilave duhet të kalojë një programator, për të ndertuar një web të plotë dhe profesional në Asp.net. Pas këtij programi trajnimi pjesëmarrësit janë të gatshëm dhe shumë të aftë të ndërtojnë, ta azhornojnë, ta mirëmbajnë dhe ta zhvillojnë një faqe webi në Asp.net.

 

 

PHP DHE HTML 5

  • Kohezgjatja: 30 seanca

Trajnim praktik-profesional në gjuhët më të përdorshme dhe më profesionale aktualisht në treg për ndërtim webi. Ky trajnim shtrihet në 30 seanca nga 90 minuta. Pjesë e këtij trajnimi mund të jenë ata persona që dëshirojnë të përvetësojnë baza të fuqishme praktike për tu bërë kompetentë në njohjen dhe punën, në ndërtim dhe zhvillim platformash në këto dy gjuhë programimi. Pjesëmarrës në këtë trajnim mund të jetë kushdo që ka njohuri minimale apo bazike në programim. Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit marrin baza të forta të njohurive në zbatimin praktik të këtyre gjuhëve në ndërtimin e një faqe web-i. Kandidatët pjesëmarrës shndërrohen pas trajnimit, në të plotësuar dhe kompletuar me të gjithë informacionin e duhur praktik për të qenë të gatshëm dhe të suksesshëm në punën që do të bëjnë.

 

 

ACTIVE DIRECTORY

  • Kohezgjatja: 30 seanca

Kursi përgatit për realizimin dhe implementimin e një rrjeti me pajisje Windows. Active Directory është një bashkësi shërbimesh rrjeti (Directory Service) që realizohet nga sistemi operative server versioni 2000 deri tek 2008-2012.

Gjithë ky sistem bazon shënimin e tij në konceptin e “Domain-it” dmth “zotërim territori”. Kjo bën që në veçanti, një përdorues mund të futet në këtë “zotërim territori nga Windows” nga çdo pikë e rrjetit dhe të aksesojë ato burime që i janë lënë në përdorim nga administratorët e rrjetit.

Kursi përgatit nga hapat fillestare (aktivizimi i këtij shërbimi që fillon me instalimin e një sistemi operativ Windows Server) deri në proçeset mjaft teknike që janë krijimi i grup-përdoruesve, backup i sistemit, konfigurimi i klientëve (pc) që të futen në “territor”, etj

 

 

EXCHANGE SERVER

  • Kohezgjatja: 30 seanca

Ky software që ndihmon komunikimin online të punonjësve të një firme apo institucioni, instalohet në sistemet operative server të Windows me pas konfigurohet si serveri ashtu edhe klientët.

Niveli i dijes për kursantin fillon që nga sistemet operative Windows, konfigurimet përkatëse si në klient ashtu dhe në server, parimet e rrjetit LAN, WAN, konfigurimet e ruterave të rrjetit, dhe përfundon me dy objektivat e kursit që ishin AD dhe ES.

Kuptohet që këto dy produkte kanë si vend-zbatimi çdo bisnes të mesëm apo të madh, pra, kanë një palikim shumë të gjerë në praktikë dhe janë baza e përgatitjes për një Specialist IT.